Beqaj, pjesë e takimit të nivelit të lartë të Këshillit të Biznesit Francë-Kosovë
15 mars 2018
| 11:59
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Këshillit të Biznesit Francë-Kosovë të MEDEF International që mbahet në Paris.
Në këtë takim merr pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ku do të prezantohen përparësitë e Kosovës për tërheqjen e investimeve nga kompanitë e huaja.
Ministri Besim Beqaj do të prezantojë mundësitë dhe përparësitë e Kosovës për tërheqje të investime të huaja në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.