Beqaj premton përkrahje për Pranvera Hysenin që u shpërblye nga NASA

20 shkurt 2018 | 16:22

Pranvera Hyseni është shpërblyer nga SHBA me çmimin ’24 Under 24”, i cili  ndahet për të rinjtë që arrijnë të bëjnë ndryshimin në botë dhe si rezultat një asteroid ka marrë emrin Pranvera Hyseni. Këtë emër e ka marrë nga Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA) në nderim të kosovares 22-vjeçare Pranver Hysenit.

Me këtë rast Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj e ka vlerësuar lartë këtë arritje të Pranverës, duke shprehur përkushtimin e tij dhe të ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në mbështetje të fuqishme të te rinjve dhe ideve të tyre innovative. “Si Ministri për Inovacion, ne do të kujdesemi që t’i shumëfishojmë rrëfimet e suksesit që dalin nga Kosova. Sepse të rinjtë tanë janë aseti më i çmuar që ne kemi, dhe ne do të investojmë fuqishëm në të rinjtë tanë dhe idetë e tyre”, ka thënë Besim Beqaj, Ministër i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. “Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë si ministri e re e Qeverisë së Republikës Kosovës, fushë veprimtari dhe prioritet të saj të rëndësishme e ka përkrahjen e inovatorëve dhe ndërmarrësve, veçanërisht të rinjtë dhe grate”, thuhet në komunikatën e minisrisë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim…