Beqaj shpalos prioritetet e Ministrisë së Inovacionit për vitin 2018
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka paraqitur objektivat e kësaj ministrie për vitin 2018.
Ai ka thënë se tashmë kjo ministri është funksionale. “Është dashur të bëhet përgatitja e udhëzimit brendshëm për punë dhe të dërgohet në Qeveri. Në mbledhjen e fundit kemi aprovuar udhëzimin që na mundëson funksionim të plotë të ministrisë. Ajo që na ka shty si parti (PDK) të bëjmë një ministri që është edhe në vendet tjera, ka të bëjë me synimin për digjitalizimin dhe ngritjen e punësimit. Kjo ministri synon që të rinjtë tanë dhe gratë tona të jenë konkurrente në treg. Pra, ne synojmë të jemi konkurrues”, ka thënë Beqaj, raporton “Epoka e re”.
Ai ka thënë se në ditët e para të punës së kësaj ministrie ka pasur bashkëpunime me komunitetin e ICT-së. “Ne besojmë se me fondin tonë do të fokusohemi në sektorët kyç”, ka thënë Beqaj.
Në këtë kontekst, Beqaj ka thënë se prioritetet e kësaj ministrie për vitin 2018 janë: promovimi i novacionit, krijimi i mekanizmave institucional, zhvillimi i ndërmarrësisë, konsolidimi i fondit dhe mbështetja e zhvillimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM).
Më tutje, Beqaj ka thënë se ka nevojë që të riorientohet mendimi ekonomik në Kosovë.
“Rina jonë është më e përgatitur se të gjitha vendet e rajonit. Jam shumë i inkurajuar me pritjen që kanë pasuar nga rinjtë”, ka thënë ministri Beqaj.
(Albulena S. Mavraj)