Beqaj: Teknologjia digjitale po rritet me hapa më të shpejtë sesa pjesa tjetër e ekonomisë

12 tetor 2018 | 12:38

Po vazhdon të mbahet Konferenca e dytë Ndërkombëtare “Digitalks”, në të cilën pjesëmarrësit po ndajnë dhe po shkëmbejnë praktikat dhe politikat për nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësish, me fokus të veçantë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj,ka deklaruar se synojnë që kjo konferencë të bëhet vjetore. “’Digitalks’ synon të jetë konferencë vjetore që mbledh 1 mijë palë të interesuara, politikëbërës, akademikë, studentë, inovatorë dhe shtresa ndërmarrëse që synon me i shkëmbyer praktikat më të mira për nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme që bën prosperitet për rininë tonë”, ka deklaruar Beqaj.

Zhvillimi i rajonit, sipas tij, mundësohet përmes gjeneratave të reja.“Ne besojmë se integrimi evropian duhet të shkojë përmes reformave ekonomike dhe përgatitjes së zhvillimit ekomomik. Kemi sfida dhe nevoja për me ndryshuar konceptin ekonomik dhe na mundëson që rajoni të shkojë drejt zhvillimit dhe kjo është e mundshme përmes gjeneratave të reja që po shkon më shpejt sesa institucionet tona”, është shprehur Beqaj.

Sipas Beqajt, teknologjia digjitale po rritet 7 herë më shumë sesa pjesa tjetër e ekonomisë.“Teknologjia digjitale po rritet 7 herë më shumë se pjesa tjetër e ekonomisë. Rajoni ka nevojë që rininë e trajnuar dhe të edukuar ta mbajë në vende tona dhe të punojë për tregjet evropiane. Ne synojmë rininë ta mbajmë në Kosovë, të punojë në rajon dhe tregje evropiane”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Notarja Melisa Zhdrella ka garuar edhe sot në Lojërat Olimpike…