Beqaj thotë se ka interesim të jashtëzakonshëm të rinisë për ekonominë digjitale
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka bërë me dije se është i jashtëzakonshëm interesimi i rinisë për ekonominë digjitale.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” Beqaj ka theksuar se gjatë këtyre ditëve ka takuar shumë të rinj.
“Nga bisedat që kemi si dhe pyetjet që drejtojnë tek ne për programin për mbështetje financiare përmes granteve të Ministrisë, kuptoj se rinia jonë ka bërë hapa para në idetë e të bërit biznes. Jam i befasuar me idetë brilante, me potencial të madh për qasje në tregjet ndërkombëtare, si konkurrent serioz i ekonomive të zhvilluara evropiane”, ka thënë ministri Beqaj.
Ai u ka bërë thirrje rinisë që mos të humbin kohë dhe t’i zhvillojnë idetë e tyre inovative dhe të aplikojnë për grante dhe të marrin mbështetje financiare.
/Epoka e re/