Beqaj thotë se Qeveria Hoti është produkt i skenarit amerikan

09 qershor 2020 | 20:59

Politologu Belul Beqaj vlerëson se Qeveria Hoti është produkt i skenarit amerikan.

Por, sipas Beqajt, me këtë kanë të bëjnë edhe liderët politikë të shtetit të kapur të Kosovës.

“Qeveria është produkt i skenarit amerikan, është e Administratës amerikane dhe e liderëve politikë të shtetit të kapur të Kosovës në krye me Hashim Thaçin”, ka thënë Beqaj për Qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ai, i ftuar në emisionin “Desku” në KTV, tha se si e tillë, kjo qeveri duhet të jetë edhe në funksion të skenarit amerikan.

“Rezultati është i paraparë, por a do të del ashtu të shohim. Qeveria duhet të jetë në funksion të skenarit amerikan ku kryekzekutor do të jetë Thaçi, kurse ekzekutues dhe instrumenti kryesor do të jetë Hoti me anëtarët e kabinetit të tij”, ka thënë Beqaj.

Ai tha se synimi kryesor do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka akuzuar liderin…