Beqë Cufaj dekretohet ambasador i Kosovës në Gjermani
12 prill 2018
| 18:05
Presidenca e Kosovës ka emëruar Beqë Cufajn ambasador rezident në Republikën Federale të Gjermanisë.
Me këtë dekret, Ministria e Punëve të Jashtme ngarkohet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e vendimit të presidentit Hashim Thaçi.
Beqë Cufaj është shkrimtar dhe gazetar.
Ai ka studiuar gjuhën dhe letërsinë në Prishtinë dhe jeton në Shtutgart.
Pozitën e diplomatit të Kosovës në Gjermani deri më tani e mbante Astrit Zemaj, raporton “Klan Kosova”.