Beqiri, Ahmetit: Jo një, por 50 flamuj do t’i vendosja po të duhej
Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Ismet Beqiri, ka reaguar ndaj mosvendosjes së flamurit shtetëror në hyrje të kryeqytetit.
Sipas tij, kjo çështje është e drejtë, kompetencë dhe përgjegjësi e plotë e komunës dhe kryetarit të Prishtinës.
Madje Beqiri ka ironizuar me kryetarin Ahmetin, duke thënë se jo një, por 50 flamuj do t’i vendoste po të ishte e nevojshme.
“Mos vono, vendose flamurin se po koritesh, vendose sepse në të kundërtën duhet te jepni përgjegjësi për mosrespektim të simbolit shtetëror. Jo një, por 50 do ti vendosja po të duhej. Jeni ose nuk jeni kryetar, nuk mundeni edhe njërën edhe tjetrën”, ka shkruar Beqiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Statusi i plotë i Ismet Beqirit:
Miq të nderuar, disa fjalë për mosvendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës te rrethi në Prishtinë
Është tërësisht e paqëndrueshme, e papranueshme, ligësi dhe e dënueshme me thënë atë që u tha për vendosjen gjegjësisht mosvendosjen e flamurit shtetëror te rrethi në kryeqytetin tonë.
Është e drejtë, kompetencë dhe përgjegjësi e plotë e komunës dhe kryetarit.
Edhe ajo pjesë është Prishtinë, menaxhohet nga komuna.
Problemi është se duhet me dashtë dhe respektuar Prishtinën, Kosovën, simbolet e shtetit.
Mos vono, vendose flamurin se po koritesh, vendose sepse në të kundërtën duhet te jepni përgjegjësi për mosrespektim të simbolit shtetëror.
Jo një, por 50 do t’i vendosja po të duhej.
Jeni ose nuk jeni kryetar, nuk mundeni edhe njërën edhe tjetrën.