Beqiri: Askush s’ka të drejtë të luajë me miqësinë dhe partneritetin me ShBA-në
12 shkurt 2019
| 21:43
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka thënë se askush nuk ka të drejtë të luajë me miqësinë dhe partneritetin me ShBA-në.
Beqiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se qytetarët nuk janë me këtë Qeveri.
“Letra e sotme nga zyrtarët amerikanë flet vet. Askush nuk ka të drejtë të luajë me miqësinë dhe partneritetin me ShBA-të, shtetin që na shpëtoi nga zhbërja. Me këta që po qeverisin po rrezikohet qenia jonë. Qytetarët nuk janë me ju. Kosova veq me qytetarët e saj dhe ShBA-të mund të ecën përpara”, ka shkruar Beqiri.