Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen Turqi – Austri

15 prill 2025 | 10:36

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të prezantohet edhe me zyrtarë të ndeshjeve në garat evropiane.

Në fundjavë, Eshref Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen mes Turqisë dhe Austrisë, që i takoi fazës së dytë kualifikuese për Botërorin e këtij viti. Gjyqtare të kësaj ndeshjeje të hendbollisteve ishin Jelena Vujaçiq dhe Angjelina Kazanegra nga Mali i Zi.

Ndeshjen në Amasya të Turqisë e fitoi Austria me rezultat 30:25.

Austria e kishte fituar edhe ndeshjen e parë dhe u kualifikua në Botëror.

Eshref Beqiri, njëjtë si gjyqtarët dhe delegatët tjerë të FHK-së me thirrje të Federatës Evropiane, delegohet thuajse rregullisht për ndeshje ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq,…