Beqiri i reagon Thaçit për deklaratën e Rugovës

23 gusht 2018 | 18:06

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi, i cili ka cituar ish-presidentin Ibrahim Rugova të ketë thënë se në vitin 1994 është pro shkëmbimit të territorit me Serbinë.

“Krahasim dhe citim qesharak, as në kohë, as në hapësirë. As unë si bashkëpunëtor i tij (Rugovës) nuk e marrë të drejtën të them çka ai ka menduar, por kam të drejtën të them atë që kam dëgjuar nga ai, për aq sa ka thënë për këtë çështje, ose ta them mendimin tim. Atë që ka thënë presidenti Rugova në vitin 1994, për të tentuar për të bërë krahasim me sot (në 2018) dhe për të shtrembëruar mendimin e tij, kjo bëhet për konsum ditor”, ka shkruar Beqiri ndër të tjera në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2233437033555503&id=1776091339290077

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fiton Hajdari ka thënë për “Epokën e re” se Drenica…