Beqiri: Institucionet nuk mund të zëvendësohen me trupa hibride
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se ekipi negociator dhe ligji për dialogun janë antikushtetues, dëshmon qëndrimin e kësaj partie se institucionet nuk mund të zëvendësohen me trupa hibride.
“Të dashur miq, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar sot lidhur me të ashtuquajturin ekipi negociator për dialog me shtetin fqinj, vendim që e shpall jo kushtetues këtë ekip, është dëshmia më e mirë e qëndrimit të drejtë të LDK-së, se nuk mund të zëvendësohen Institucionet me trupa hibride, pra bashkë edhe ekipi edhe ligji janë antikushtetues. Ekipi negociator dhe deputetët që i kanë votuar ata dhe Ligjin, nuk duhet të ‘mërziten’, po parandalohet një dëm i pariparueshëm që do të mund t’i bëhej vendit tonë”, ka shkruar Beqiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/