Beqiri: Jemi parti e pjekur, LV-ja s’mund të na nxjerrë para aktit të kryer
Ismet Beqiri nga LDK-ja, ka thënë se partia e tij ka lëshuar mjaftë shumë pe, dhe sipas tij nuk ka çfarë lëshon më shumë LDK-ja.
Beqiri ka thënë LV-ja i ka vënë para aktit kur kanë propozuar Konjufcën si kryetar. Ndryshe formën e komunikimit të Kurtit, Beqiri e sheh si formë jo të mirë.
Ai ka deklaruar se LDK-ja është parti e pjekur dhe se nuk mundet VV-ja të bëjë veprime ku e dërgojnë LDK-ja para aktit të kryer
“Ne kemi lëshuar pe. Kompromis më të madh se ky LDK nuk ka pas si të bëjë. 6 tetori e ka prodhuar një rezultat që LV të parin. Me këtë fakt LV-ja e ka fituar nominimin për kryeministër, asgjë me më shumë, Kurti duhet të zhveshët nga petku partiak. Ne asgjë nuk po kërkojmë as më pak e as më shumë vetëm një balancim në pushtet. Dallimi është shumë i vogël ndërmjet dy partive. Kur tentojmë me krijuar marrëveshje, jo me na vë në dyshime e para aktit të kryer. Mënyra e sjelljet e një anshëm që e ka bë LV-ja. Nuk është formë e komunikimit të mirë ajo përmes video-mesazheve, dhe me vendos LDK para aktit të kryer, ne nuk jemi degë e VV-së ne jemi parti e pjekur, partneriteti nuk ndërtohet kështu”, ka thënë Beqiri në Dukagjini.