Beqiri: LDK-ja  do t’i votojë projektligjet e FSK-së

20 shtator 2018 | 19:26

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka deklaruar se partia të cilës ai i takon do ta japë votën pro, kur projektligjet për FSK-në të miratuara në Qeveri të vijnë në seancë të Kuvendit.

“Deri më tani ka qenë që duhet të ketë ndryshime kushtetuese, shpresojmë që kjo do të ndryshojë, e nëse vijnë ligjet në Kuvend, LDK-ja e ka qëndrimin e qartë që do t’i votojë, do t’i përkrahë këto ligje”, ka deklaruar ai.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës i miratoi tri projektligje për FSK-në, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë gara për t’u zhvilluar deri në fund të këtij…