Beqiri: LDK-ja është e gatshme për zgjedhje të reja
Kryesia e LDK-së ka mbajtur të shtunën takim me strukturat e degës së kësaj partie në Deçan.
Takimin e hapi kryetari i kësaj dege, Jeton Mushkolaj, për t’i përshëndetur të pranishmit dhe për të hapur diskutimin për çështjet aktuale, qëndrimet dhe veprimet e LDK-së.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka falenderuar degën për angazhimin dhe kontributin e të gjithë veprimtarëve të LDK-së, pavarësisht specifikave të Deçanit.
Beqiri edhe në këtë takim ka potencuar të gjitha qëndrimet e LDK-së për çështje aktuale me të cilat po ballafaqohet vendi.
Si në çdo takim edhe në këtë takim, dialogu, ndryshimi i kufijve, formimi i Forcave të Armatosura, listat e fryera të veteranëve, veprimet e LDK-së dhe Grupit Parlamentar ishin temë kryesore e diskutimit, të cilat i përcjelli sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri.
Ai gjithashtu kërkoi mobilizim dhe aktivitet të shtuar të degës, sepse tashmë sipas tij LDK-ja është e gatshme për zgjedhje nacionale, të cilat LDK-në do ta nxjerrin fituese.
Në këtë takim morën pjesë edhe deputetët Armend Zemaj, Naser Rugova, Besa Gaxherri, Hykmete Bajrami, dhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.