Beqiri: LDK-ja është në kërkim të votave për ta ngritur mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë
04 tetor 2018
| 20:45
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka bërë me dije se LDK-ja është në kërkim të votave për ta ngritur mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë.
Sipas tij, vendi shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja.
Beqiri ka thënë se kjo Qeveri po bënë politika të gabuara për zhvillimin e vendit.
Sipas Beqirit, Forcat e Armatosura janë prioritet i LDK-së.
“LDK-ja do ta votojë FARK-un gjithmonë në bashkëpunim me SHBA-të dhe shtetet e BE-së”, ka thënë Beqiri në takim strukturat e kësaj partie në Shtime.