Beqiri: LDK-ja kundër shfuqizimit të Speciales dhe pro demarkacionit
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka thënë se kjo parti është kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe pro votimit të demarkacionit me Malin e Zi.
Këtë qëndrim Beqiri ia ka shprehur, presidentit të Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, gjatë qëndrimit në Strasburg.
“Mora pjesë në takim të grupit parlamentar të Partive Popullore (EPP), ku ne LDK-ja, jemi anëtar. U takova me z. Joseph Daul, president i Partive popullore Evropiane. E informova për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e qarta të LDK-së, veçmas për dy çështjet preokupuese këto ditë. Jemi kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe jemi për votimin e demarkacionit me Malin e Zi”, ka shkuar në mes tjerash Beqiri në llogarinë e vet në “Facebook”.