Beqiri: LDK-ja nuk duhet të shkojë në takimin e Veselit

22 korrik 2018 | 18:20

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),  Ismet Beqiri, ka thënë se nuk duhet të shkohet në takimin e ftuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli për të diskutuar për dialogun me Serbinë.

“Sa i përket një ftese për nesër, në një takim që është thirrur nga kryetari i Kuvendit, qëndrim zyrtar nuk kemi si LDK, por konsideroj që nuk duhet të shkojmë dhe nuk kemi pse të shkojmë, thjeshtë sa për të thënë qëndrimin e LDK-së. Kjo është e panevojshme për shkak se ne qëndrimin tonë publikisht dhe vazhdimisht po e themi dhe besoj që përgjigja jonë do të jetë negative për një takim të tillë për nesër”, ka thënë Beqiri për “Kosovapress”.

Madje, ai ka hedhur poshtë çfarëdo mundësie që LDK-ja t’i bashkohet pozitës në bisedimet me Serbinë.

“Sa i përket mundësisë që LDK t’i bashkohet pozitës eventualisht në bisedime me Serbinë ne kemi thënë vazhdimisht dha ai qëndrim i yni mbetet e pandryshueshëm, konsiderojmë që këto institucione janë shumë të dobëta dhe shumë të brishta, jo funksionale dhe ju mungon një legjitimitet dhe fuqi për të marrë vendime”, ka thënë Beqiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demarkacioni apo shënjimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë…