Beqiri ndau drejtësinë në dy gjysmëfinale të garave në pingpong
26 qershor 2019
| 17:25
Gjyqtari ndërkombëtar i pingpongut, Jeton Beqiri po e ndan me sukses drejtësinë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.
Beqiri sot ka ndarë drejtësinë në dy gjysmëfinale të disiplinës individuale, atë të meshkujve ndërmjet Jonathan Groth (Danimarkë) – Lei Kou (Ukrainë) dhe atë të femrave mes Lian Ni Xia (Luksemburg) dhe Lu Fu (Portugali).