Beqiri: Në degën time e mposhta LV-në me 60 %
15 dhjetor 2020
| 08:49
Deputeti i LDK-së, që është edhe kryetar i Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri, ka thënë se ka ambicie për kryetar të kryeqytetit por, sipas tij, do të vendosin degët. “Nëse e shohin të arsyeshme degët e Prishtinës, kryetarët e degëve të Prishtinës, unë jam një nga ata për të cilët do të diskutohet. Unë jam i gatshëm, kam vullnetin dhe përvojën, por vendosin degët e Prishtinës. Me rëndësi është të gjejmë një fitues”, deklaroi Beqiri në “Dukagjin”.
Beqiri thotë se në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në degën që ai drejton Abrashi ka fituar 60 % të votave.