Beqiri: Nuk e përkrahim Rezolutën e Qeverisë
06 tetor 2018
| 19:49
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se nuk e përkrahin rezolutën e propozuar nga Qeveria e Kosovës.
Beqiri ka thënë se nuk shohin asnjë arsye të përkrahin një rezolutë e cila është pothuajse e njëjtë me atë të mëhershmen të Qeverisë.
“Rreth kësaj draft-rozulute që po qarkullon, forumet e partisë dhe kryesia do të analizojnë, por nga ajo që e kemi parë nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo e mëhershme, është e njëjta gjë, kështu që nuk e besoj dhe nuk e shoh asnjë arsye që ta përkrahim”, ka thënë Beqiri për “Gazetën Express”.
“Ne e kemi bërë një rezolutë si opozitë, dhe nuk po procedohet. Kjo rezolutë është e njëjta me atë që e ka propozuar Qeveria më herët dhe për ne përgjigja o besoj që do të jetë negative”, ka shtuar ai.