Beqiri: Nuk mbaj mend që Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës

25 tetor 2023 | 11:54

Pas Adem Grabovcit, në cilësinë e dëshmitarit është duke u dëgjuar edhe Ismet Beqiri, ish-deputet nga radhët e LDK-së, i cili njëjtë si Grabovci, ka thënë se nuk i kujtohet se kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të ketë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

“Ajo që mund të them është se edhe në Kryesi të Kuvendit edhe në seanca ka pasur hedhje të gazit lotsjellës, por po them me përgjegjësi të plotë se nuk e mbaj mend që në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, z. Kunjufca ka hedhur gaz lotsjellës, por nuk mund të them diçka që nuk e mbaj mend”, ka thënë Beqiri. /BetimipërDrejtësi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akil Gjakova e ka vazhduar rrugëtimin e tij të sigurt…