Beqiri: Paratë e Trustit janë të juaja, s’ua mohojmë këtë gjë
Anëtari i LDK-së në Komisionin për Integrime Evropiane, Ismet Beqiri në mbledhjen e sotshme ka folur edhe për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Në këtë mbledhje u votua Projektligji për Rimëkëmbje.
Beqiri ka thënë se shpreson që i njëjti të votohet edhe në Kuvend javën tjetër.
Tutje, Beqiri ka deklaruar se paratë e Trustit janë të qytetarëve dhe nuk ua mohojnë këtë.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Miqtë e mi të dashur,
Sot mbajtëm mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane.
Votuam mes tjerash Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Shpresojmë që gjatë javës i njëjti të votohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Votimi i tij ndihmon Ekonominë e vendit, krijon mundësinë ligjore për qytetarët që dëshirojnë, të tërheqin mjetet e tyre nga Trusti ( 10% ).
Ato janë para të tyre, nuk kemi të drejtë të ua mohojmë këtë, në një gjendje të rënduar ekonomike.