Beqiri për Gentian Selimin: Është instrumentist virtuoz
Rexhep Selimi i cili përpos luftës për liri dhe armës që mbante në krah me bashkëluftëtar, ai pas çdo beteje ia thoshte edhe këngës, së bashku me Mujën, Beqën e bashkëluftëtar tjerë. Zëri i çiftelisë dëgjohej larg, kur ia dridhte telat Rexhep Selimi. E rrugës së axhës së vet, tani po ec edhe Gentian Selimi, djali i Ramadanit, vëllait të Rexhës. Gentiani edhe i ri në moshë e ka perfeksionuar çiftelinë. Gentiani është pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve-Prishtina. Drejtori i Ansamblit, Jetullah Beqiri në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nuk uzurpojmë vlera të askujt, por zbulojmë talent të ri. “Ne nuk uzurpojmë vlerat e askujt, mbrojmë vlerat tona, zbulojmë talent te ri, siç është instrumentisti virtuoz, Gentian Selimi”, ka shkruar ndër tjera drejtori i Ansamblit, Jetullah Beqiri.