Beqiri: Për kryetar të LDK-së do të garojnë së paku dy kandidatë
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se gara për kreun e LDK-së do të ketë së paku dy kandidatë.
Duke folur për kuotën 50+1 për nominimin e kandidatit për kryetar, Beqiri ka thënë se kjo është vendosur për të mos i lejuar “kujt t’i teket të kandidojë për kryetar të LDK-së”.
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se tashmë Fatmir Sejdiu ka shprehur interesimin për të garuar për kryetar të partisë.
“Do të ketë së paku dy kandidatë. Asnjë problem nuk është që një delegatë të votojë për nominimin e dy apo më shumë kandidatëve. Vota pastaj duhet të shkojë për një kandidatë. Delegatët do të vendosin edhe për nominim edhe për votim besa edhe për mënyrën e votimit, hapur apo fshehtë”, tha ai, përcjell “Telegrafi”.