Beqiri: Po flasim me deputetët e pozitës për rrëzimin e Qeverisë
24 tetor 2018
| 15:20
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka bërë me dije se janë duke folur me disa deputetë të partive në pushtet për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Beqiri pa dashur të japë emrat e deputetëve nga radhët e pozitës me të cilët janë duke diskutuar, ka thënë për “Telegrafin” se sikurse ka ndodhur rrëzimi i Qeverisë Mustafa me mocion, e njëjta do të ndodhë edhe me Qeverinë Haradinaj.
“Edhe këtu ka me ndodh rrëzimi i Qeverisë, me votat e opozitës dhe me disa deputetëve të partive në koalicion”, ka thënë Beqiri.