Beqiri po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
08 prill 2019
| 23:22
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Ismet Beqiri, po merr pjesë në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në kuadër të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Beqiri po merr pjesë në takimet e komisioneve të ndryshme dhe seancave plenare të Asamblesë Parlamentare.
Njëkohësisht, Beqiri po takohet me deputetë të vendeve të ndryshme evropiane, veçanërisht me Grupin e Partive Popullore Evropiane, anëtare e së cilës familje politike është LDK-ja.
/Epoka e re/