Beqiri: Qeveri teknike ose mocion mosbesimi
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demrokatike të Kosovës (LDK), njëherësh deputet nga radhët e kësaj partie, Ismet Beqiri ka kërkuar qeverisje teknike ose mocion mosbesimi. Sipas tij, qeveria aktuale është e e brishtë dhe e pakicës.
Beqiri ka thënë gjithashtu se duhet të punohet dhe të ketë përgatitje për zgjedhje të reja. “Tentim shfajësimi i secilit për vete dhe fajësimit të tjetrit, kështu liderët shtetëror nuk mund të vazhdojnë të udhëheqin”, ka thënë ai.
Statusi i plotë i Beqirit në profilin e vet në “Facebook”:
Të dashur miq,
Qeveria aktuale e brishtë dhe e pakicës, Parlamenti dhe Presidenti, janë jo efikas, jo kredibil dhe me plot dështime.
Moskoordinimi total apo koordinim për të keq(ose si duket veprimet pas shpine ndaj njëri tjetrit e tre krerëve shtetëror) veçmas ato që ndodhën ditëve të fundit,shtron nevojën e përgjegjësisë së tyre.
Tentim shfajësimi i secilit për vete dhe fajësimit të tjetrit, kështu liderët shtetëror nuk mund të vazhdojnë të udhëheqin.
Mund të konkludohet se jemi në një lloj kaosi, çrregullimi total qeverisës dhe institucional.
Opozita në çdo shtet, në çdo kohë ka synim të shkurtoj jetën qeverisëse të pushtetit, e në rastin tonë, jo vetëm që kjo duhet të bëhet,por për të mirën e vendit nuk duhet të vonohemi.
Duhet të punojmë dhe përgatitemi për zgjedhje të reja:
1.NJË QEVERI TEKNIKE për 6 muaj, kohë kjo e nevojshme për të kryer ndonjë punë madhore shtetërore dhe kohë e mjaftueshme për përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja Parlamentare ose
2.MOCION MOSBESIMI ndaj qeverisë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme.
Për këtë ne si LDK,Strukturat tona kompetente dhe vendimmarrëse do të bëjmë konsultimet, takimet e nevojshme dhe pa vonesë e në kohën e duhur do të dalim me qëndrime dhe veprime konkrete.
Shpresojmë që edhe subjektet tjera,jo vetëm ato opozitare,do të na mbështesin.
Me përgatitjet e duhura dhe koordinim me të tjerët, kjo mund dhe do të duhej të bëhet.
Këtë e shohim si shpresë të vetme për të tejkaluar këtë gjendje, me një Parlament të ri dhe Qeveri të re,e dal nga votat e qytetarëve dhe nën udhëheqjen e LDK-së.
Kështu siç po punohet dhe veprohet tani, nuk udhëhiqet shteti,përkundrazi ai po dëmtohet dhe rrezikohet.
I.Beqiri