Beqiri: Sfidat tejkalohen me zgjedhje të reja dhe qeveri të re
Deputeti dhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka njoftuar se sonte janë takuar në ambasadën amerikane me Ndihmës Sekretarit të shtetit amerikan, Mathew Palmer, ku kanë paraqitur qëndrimet e LDK-së për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë.
Përmes një shkrimi në profilin e vet në “Facebook”, Beqiri ka folur për zgjedhjet e reja duke thënë se Qeveria e re, do të udhëhiqet nga LDK-ja.
“Sonte takuam në Rezidencën e Ambasadorit amerikan, z.Matheë Palmer,u.d. i Zv.Ndihmës Sekretarit të shtetit amerikan. Paraqitëm qëndrimet e LDK-së per zhvillimet aktuale politike në vendin tonë. Sfidat që po kalojmë dhe nevojën që sa më parë të kemi zgjedhje të reja e me votën qytetare një Parlament të ri dhe Qeveri të re të udhëhequr nga LDK-ja. Falenderuam atë dhe SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme në synimet tona euro-atlantike”, ka shkruar Beqiri.