Beqiri: Synojmë fitore kundër Prishtinës
18 shtator 2019
| 13:47
Sot zhvillohet derbi në mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës.
Portieri Arben Beqiri ka thënë për “Epokën e re” se skuadra nga Mitrovica do të hyjë në këtë ndeshje me synimin për t’i marrë tri pikë të plota.
“Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, por edhe një derbi ku dihet që kur takohen Trepça ’89 dhe Prishtina gjithmonë interesimi është i madh sikurse edhe rivaliteti. Ne kemi bërë përgatitjet maksimale dhe kemi besim në grupin tonë dhe normalisht se hyjmë për fitore. Mungesën e vetme për këtë ndeshje e kemi Ardian Mujën për shkak të lëndimit, kurse gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm për këtë ndeshje”, ka thënë Beqiri.
/Epoka e re/