Beqiri: Ta votojmë demarkacionin, mos të varemi nga Lista Serbe
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka thënë se kjo parti do të votojnë pro marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
“Po shpresojmë por nuk është në domenin e LDK-së nëse do të kalojë apo jo. Ne edhe më parë kemi thënë se do ta përkrahim. Është realizuar ajo që është e drejtë. Ndodhi ajo që ndodhi dhe pas bisedave janë zhvilluar kushtet për votim”, ka thënë Beqiri.
Sipas tij, sigurimi i votave është problem i mazhorancës.
“Ne po kemi aty këtu deklarata skeptike edhe nga deputetët e partive të koalicionit në pushtet por është çështje e tyre ne nuk duam të përzihemi”.
“E mira e së mirës do të ishte ne të mos varemi nga Lista Serbe, por ta kryejmë ne vetë këtë çështje”, ka thënë Beqiri.
Ai ka thënë se për momentin nuk ka informacione se do të ketë takime të zyrtarëve të lartë evropianë me partitë politike.
“Ne si LDK i ndërtojmë qëndrimet tona në bazë të interesave të qytetarëve”, ka thënë Beqiri.