Beqiri: Thaçi nuk e ka mbështetjen e LDK-së për dialog
Deputeti i Lidhjes Demokratike, Ismet Beqiri është përfshirë në debatin e fundit rreth çështjes së korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Beqiri përmes një statusi në profilin e tij në “Facebookv, ka thënë se deklaratat e tilla janë të rrezikshme për vendin.
Ai ka treguar Thaçi nuk e ka mbështetjen e LDK-së për ta udhëhequr dialogun me Serbinë në Bruksel.
“Por as nuk e ka të drejtën,as mandatin,as ai dhe askush tjetër ta copëtoj Kosovën,ta shkel integritetin dhe sovranitetin e vendit. Askush,as ai nuk mund të luaj me Kushtetutën e vendit… Se këtij “sakica nuk i pret në një vend”,nuk është lajm,por çdo gjë duhet të ketë kufij. Ne jemi Republikë Parlamentare,për rikujtim atij dhe disa sejmenëve të tij”, ka shkruar Beqiri.
Shkrimi i plotë i Beqirit:
Të dashur miq,
Këto ditë po vazhdohet me:
Deklarata plotësisht të papërgjegjshme
Deklarata e intervista kontradiktore
Deklarata e intervista të dëmshme dhe të rrezikshme
Deklarata për”korigjim”kufinjësh,një farsë por me prapavijë të rrezikshme
Deklarata të stilit mbreti jam unë,e ju ndëgjoni e shërbeni…
Por as nuk e ka të drejtën,as mandatin,as ai dhe askush tjeter ta copëtoj Kosovën,ta shkel integritetin dhe sovranitetin e vendit. Askush,as ai nuk mund të luaj me Kushtetutën e vendit… Se këtij”sakica nuk i pret në një vend”,nuk është lajm,por çdo gjë duhet të ketë kufij. Ne jemi Republikë Parlamentare,për rikujtim atij dhe disa sejmenëve të tij.
Sovraniteti,integriteti i vendit është përtej tij,përtej edhe Parlamentit,është i qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Pse gjithë kjo nguti me i ba dëm vendit,me “copëtu”vendin,për këtë nuk bëhet vonë asnjëhere,por duhet ba të kundërtën,mos me dëmtu vendin,sepse ngutia na dërgon në atë drejtim.
Këto dhe shumë”margaritar”na bëjnë edhe më këmbëngulës në qëndrimin tonë edhe si LDK edhe si individ.
Ai dhe të tillët përfaqësues tonë në dialogë,me votën tonë,jo faleminderit.