Berat Buzhala tërhiqet nga T7 dhe gazeta Express
Gazetari e drejtuesi i televizionit T7 dhe gazetës Express, Berat Buzhala përmes një njoftimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka bërë të ditur se është larguar nga drejtimi i këtyre mediumeve.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Njoftim:
Pas nje angazhimi shume te gjate, pas nje pune shume te lodhshme, une te premten kam vendosur qe te largohem nga te gjitha pozitat ne Express dhe T7.
Prej vitit 2014, kur Gazeta Express i kishte vetem 10 punetore, sot i ka rreth 150. Nuk eshte kjo vec merite e imja, por eshte kontribut i secilit punetor tjeter.
Gazeta Express ka qene dhe eshte websajti me i lexuar ne gjuhen shqipe, kurse T7 nje televizion ne rritje e siper.
Para disa kohesh kemi vendosur qe ta shesim, kurse une kam vendosur qe te terhiqem. Ta rimendoj rolin tim ne shoqeri. Une jam i bindur qe nen drejtimin e Leonard Kerqukit cdo gje do te vazhdoje ne menyren e njejte, e sigurisht edhe me mire.
Per gjithe kete rrugetim deshiroj ta falenderoj Bujar Musen, @Akan Ismailin, me te cilet kemi qene partner per nje kohe te gjate. Deshiroj ta falenderoj Lleon, Arben Hysenin dhe Vjollca Musen. Deshiroj ta falenderoj cdo njerin qe ishte bashke me mua ne kete sukses. Deshiroj t’i falenderoj edhe pronaret e rinj qe besuan ne kete projekt.
Shume shpejt, pas nje pushimi, do te tregoj se cka hamamin e kam ndermend me punu ?.
Deri atehere m’keni ne Facebook, me qasjen e njejte, me politiken e njejte editoriale.
Nje gje e di sigurt, qe tash e tutje nuk jam i interesuar qe te punoj si menaxher, e as si drejtor.
Ju dua te gjitheve ❤️.