Berat Lahu që dëgjohet duke folur për aferën 50 milionëshe “të vjedhjes në emër Albin Kurtit” është dhëndrri i Liburn Aliut
Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot mes asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, që është kapur edhe në video. Kryeprotagonist i kësaj videoje që u publikua nga Nacionale, ishte asambleisti Berat Lahu, që është dhëndrri i Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili drejtoi akuza ndaj bashkëpartiakëve të tij.
Gjithçka filloi pasi Lahu dhe Edmond Azemi qëndruan në sallë duke e bërë kuorumin për votimin e buxhetit. Kjo nuk u prit mirë nga asambleistët e tjerë të VV’së, të cilët iu afruan atyre e u folën.
Ishin Gëzim Sveçla, Egzon Azemi dhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Glauk Konjufcës, që tentonin me çdo mënyrë t’i bindin këta dy asamblistë të largohen nga salla.
Egzon Azemi, që tash më nuk është as asamblist në Prishtinë, e pyet Berat Lahun nëse e kanë kërcënuar me burg, meqë Lahu ishte arrestuar për rastin Brezovica.
“Nëse të kanë kërcënu me burg, kallxo Për qita po t’bojnë presion”, dëgjohet teksa i thotë Egzon Azemi-Berat Lahut.
“O Egzon, unë e kam vujtë, e kam kry..”, përgjigjet Lahu.
Aty Lahu kërkoi të di më shumë për bisedimet që janë bërë për shkëmbimet e tokave në Badovc. Më pas e akuzoi Azemin edhe për shantazh.
“Kur m’i kallxoni negociatat, kur m’i kallxoni negociatat për Badovcin, tani… S’ki nevojë… (nuk kuptohet). E mbroj veten. Kur t’mi kallxoni negociatat për Badovcin, unë kam me dalë. Kur t’mi kallxoni negociatat për Badovcin. O s’munet me m’shantazhu mu kërkush. As ti as kërkush. Se ti e bon, se qekjo shantazh osht”, dëgjohet teksa thotë Lahu.
Egzon Azemi e mohoi se është duke e shantazhuar Lahun, megjithatë ky i fundit e pyet nëse ka qenë interes i qytetarëve me ia dhënë 50 milionë euro komunës.
“Interesi i popullit u kanë me ia jap 50 milionë komunës të Prishtinës a? (Nuk kuptohet)”, thotë Lahu.
Dhëndri i Liburn Aliut foli për një hajni në Badovc në emër të kryeministrit Kurti.
“Në emër të Albin Kutit janë vjedhë edhe për Badovcin. Në emër të Albin Kurtit jam shantazhu. A e nive çka tha? A e nive çka tha? A e nive çka tha? Ti je dëshmitar (…nuk kuptohet)”, dëgjohet teksa thotë Lahu.
“Qe ku o ky zotnia që e votojke Badovcin. Dilke në foltore (nuk kuptohet), e ka negociu. Pse kena nejtë, pse kena nejtë qitu? Në emër të Albinit ia ke dhanë 50 milionë. Ti i ke dhanë, ti, ti, ti (nuk kuptohet). Albin Kurti i thirrke njerëzit në telefon (nuk kuptohet) Dil sqarone atje 50 milionëshin… O Egzon lej këto farë sendesh, a keni marrë masa që e ka votu këto? Mos më bon presion”, thotë Lahu.