Berat Pllana i kërkon falje Agim Bahtirit

02 shkurt 2021 | 17:10

Berat Pllana, i njohur tek publiku edhe si aktor në seriale të ndryshme vendore e i cili u bë shkak i një incidenti në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të shtunën e kaluar në një nga tubimet e organizuara në lagjen “Ilirida” në Mitrovicë, i ka kërkuar falje kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Pllana përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se i ka kërkuar falje Bahtirit për nervozën e shkaktuar në tubimin e LVV-së.

Ai po ashtu ka shkruar që se me këtë kërkim falja i adresohet edhe ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani si dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Sot kam ardhur te kryetari për t’i kërkuar falje për nervozen që ia kam shkaktuar atë ditë, nuk ka qenë qëllimi im të shkaktoj ndonjë̈ telashe. Kërkova nga kryetari që ta përcjell këtë kërkim-falje edhe të presidentja Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Dhe, gjithashtu ju kërkoj falje gjithë pjesëmarrësve që kanë qenë në tubim, sepse nuk ka qenë qëllim i imi të prishet tubimi”, ka shkruar ndër të tjera, Pllana.

Ndryshe, dy ditë më parë në Mitrovicë lideri i LVV-së Albin Kurti bashkë me u.d për president, Vjosa Osmani vizituan Mitrovicën ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri si dhe aktivistët e LVV-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Singapori është qyteti më i shtrenjtë në botë për të…