Berat Rukiqi: Pushteti ka interes specifik në tregtimin e energjisë elektrike, sot në mënyrë brutale e kapi Bordin e KOSTT-it

05 dhjetor 2024 | 21:41

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi dhe kandidati për deputet nga ky subjekt ka thënë se pushteti sot ka kapur bordin e KOSTT pasi e ka në interes tregtimin me energji elektrike.

Sot me votat e partisë në pushtet VV’së Kuvendi i Kosovës ka emëruar Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT’it për një mandat 4-vjeçar.

“KOSTT është përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tregtimit të energjisë elektrike. Partia në pushtet, ka interes specifik në tregtimin e energjisë elektrike, përkatësisht në hajninë përmes importit të energjisë elektrike, prandaj sot në mënyrë brutale e kapi Bordin e KOSTT-it”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Mediat rajonale kishin shkruar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN me seli ne Beograd.

Këtë opozita e cilëson një nga skandalet më të mëdha të Qeverisë Kurti.

Ndërkaq, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku këtë lidhje me pushtetin të importit të energjisë e cilëson si “mafi energjetike”.

Që nga viti i kaluar ish -drejtori i KEK Nagip Krasniqi po hetohet nga drejtësia për keqpërdorim të detyrës zyrtare, çështje që lidhen me energjinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryeministër, në adresimin e tij në…