Berat Rukiqi: Zhgënjyes moszbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje

20 mars 2021 | 13:31

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se moszbatimi i Ligjit për Rimëkëmbjen është shumë zhgënjyes.

“Është një nen i këtij ligji që 200 milionë do të duhej të ishin përkrahje e drejtpërdrejtë financiare për bizneset. Kjo s’u reflektua as në buxhet e as në vendimet e Qeverisë. Deri tani përfitimet e biznesit janë minimale”, ka thënë ai.

Rukiqi e quajti të drejtë protestën e transportuesve duke thënë se janë ndër më të dëmtuarit nga pandemia dhe përkrahja nga Qeveria ka qenë minimale në raport me humbjen që e kanë pasë.

Ai iu ka bërë thirrje edhe institucioneve në ngritje që të shqyrtojnë mundësinë për ministri fiskale dhe falje të një pjese të gjobave të shqiptuara për thyerjen e rregullave të pandemisë.

“Po ashtu, të ketë masa stimuluese edhe tatimore për kompanitë që kanë potencial për t’u integruar në zinxhirin e global të furnizimit”, është shprehur ai.

Shqetësim tjetër për Odën Ekonomike ishte edhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike duke thënë se kjo do t’i dëmtojë biznese.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anësori i Werder Bremen, Milot Rashica, është shumë pranë largimit…