‘Bereqeti’ ndihmon 1 000 familje në Obiliq, Mitrovicë dhe Podujevë
Shoqata humanitare ‘Bereqeti” organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka shpërndarë ndihma në Komunat Obiliq, Mitrovicë dhe Podujevë.
Behxhet ef. Ajvazi, drejtor i Shoqata humanitare ‘Bereqeti” tha se në këtë aksion të ‘Bereqetit’ që kanë filluar disa ditë më parë të dielën në Obiliq kanë shpërndarë 100 thasë miell, në Mitrovicë 500 thasë miell dhe në Podujevë 400 thasë miell.
“Me këtë aksion ne po mundohemi t’i ndihmojmë familjet me gjendje të rëndë ekonomike për ta tejkaluar sa më lehtë këtë gjendje pandemie me koronavirus COVID-19. Dhe falënderojmë donatorin nga Tirana Fondacionit Firdeus për bashkëpunimin”, ka thënë Ajvazi.
Ai ka falënderuar edhe zyrtarët komunalë për bashkëpunimin shumë të mirë që kanë ndihmuar në shpërndarjen e këtyre ndihmave nga ‘Bereqeti’.
Nga ana tjetër edhe zyrtarët komunalë të këtyre komunave kanë shprehur falënderime për BIRK-un dhe ‘Bereqetin’ që po ndihmojnë në këtë situatë të rëndë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.