Bergu: Po luajmë mirë edhe pa Ibrahimoviqin
04 korrik 2018
| 16:53
Suedia është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës, kurse sulmues Marcus Berg ka gjetur kohë për të thumbuar Zlatan Ibrahimviqin.
Berg ka thënë se Ibra ishte lojtari më i mirë që ka pasur Suedia, por kombëtarja po luan mirë edhe pa të.
“Kemi luajtur shumë mirë në dy vitet e fundit, pa Ibrahimoviqin. Ai është lojtari më i mirë që kemi pasur në Suedi, por kemi mësuar të luajmë edhe pa të”, ka thënë Berg, i cili beson se Suedia e ka merituar kualifikimin në çerekfinale dhe është optimist se edhe në ndeshjen ndaj Anglisë do të dalin të suksesshëm.
/Epoka e re/