Bëri 1 milion paund rinovim dhe nuk jetoi kurrë në të, brenda shtëpisë super luksoze të Simon Cowell
Mediat britanike kanë publikuar fotografitë e shtëpisë së Simon Cowell, në Londër, e cila ka kushtuar 18 milionë paund. Edhe pse ka shpenzuar edhe 1 milion paund të tjera për rinovimin e pronës që e bleu 3 vjet më parë, 63-vjeçari nuk ka jetuar kurrë në të.
Personaliteti televiziv anglez ka që në vitin 2021 që e ka nxjerrë në treg për ta shitur, por ende nuk është interesuar njeri për ta blerë.
“The Sun” shkruan se kur Cowell e bleu rezidencën në vitin 2019, po planifikonte që të shpërngulej aty bashkë me familjen. Një gjë e tillë nuk ndodhi pasi ishte shumë larg me shkollën e djalit, Eric, të cilin e ka me të fejuarën 45-vjeçare, Lauren Silverman.
63-vjeçari ka disa prona mbresëlënëse, ku në Londër ka një që vlen 10 milionë paund. Ylli gjithashtu ka një shtëpi të vendosur në Malibu (1.8.3 milionë £) dhe Los Angeles (19 milionë £).