Bëri 12 operacione plastike që t’i ngjante këngëtarit të njohur, ndahet nga jeta 22-vjeçari
Një i ri kanadez ka vdekur pasi iu nënshtrua 12 operacioneve plastike për t’u dukur si një këngëtar i famshëm popi korean. Aktori Saint Von Colucci, 22 vjeç, vdiq të dielën në një spital të Koresë së Jugut nga ndërlikimet nga operacioni në nofulla të shtunën.
Kanadezi ambicioz donte t’i ngjante Jimin, këngëtarit të grupit më të mirë korean BTS, në mënyrë që ta interpretonte në një serial televiziv në të cilin do të luante.
Jimin i BTS, të cilit Saint Von Colucci donte t’i ngjante
Për këtë qëllim Von Colucci kishte bërë tashmë 11 operacione plastike brenda një viti dhe të shtunën iu nënshtrua një të 12-të, duke shpenzuar gjithsej mbi 200,000 euro. Megjithatë, operacioni i fundit rezultoi fatal.
Sipas përfaqësuesit të tij, aktori i ri ishte zhvendosur në Korenë e Jugut që nga viti 2019 dhe punonte me tre studio kryesore të Koresë së Jugut si praktikant. Ai shtoi se Von Colucci ishte i vetëdijshëm për rreziqet e vendosjes së një implanti në nofullën e tij.
“Ai ishte shumë i pasigurt për imazhin e tij, ai nuk donte të dukej perëndimor dhe u përpoq të dukej aziatik”, vuri në dukje agjenti i tij.