Bëri shaka me faljen e namazit, Arta Nitaj kërkon falje publike (video)

04 korrik 2023 | 22:20

Pak ditë më parë, këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri ka festuar ditëlindjen e tij të 27-të.

Të ftuar në festë ishin familjarë, miq dhe kolegë të shumtë të këngëtarit.

Mes tyre ishin edhe aktoret e njohura kosovare, Arta Nitaj dhe Arta Elezaj, ku kjo e fundit mori vëmendje të madhe me gjestin e saj në festë.

Me një fustan të zi ku shihet se ka mbuluar dhe kokën, Arta ironizon me fenë Islame ku në një moment dëgjohet derisa thotë : “Po e fali sabahun”, ku vazhdojnë të qeshurat pa fund.

 

 

Video u bë virale në rrjetet sociale ku erdhi edhe reagimi i akotres e cila përmes një Instastory ka kërkuar falje. Akorja ndër të tjera tha se vet ajo i përket fesë islame dhe është një besimtare e palëkundur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha sot se presioni i…