Berim Ramosaj për mbylljen e lojërave të fatit: Më duket se e kanë votuar për vota

27 mars 2019 | 08:01

Profesori i ekonomisë, Berim Ramosaj, ka thënë se edhe bizneset e lojërave të fatit, janë sikurse çdo biznes tjetër.

“Ato gjenerojnë të ardhura, kanë pronarët, janë punëdhënësit dhe punëmarrësit”, ka thënë Ramosaj, njofton Klan Kosova.

“Është dashur një logjikë më racionale kur merren vendime të tilla për mbylljen e tyre. Është dashur të bëhet ekspertiza me pasojat ekonomike dhe sociale. Vendimet ad-hoc kanë karater reaktiv që kjo qeveri është e shquar për reaktivitetin e veprimit. Ka vendime populiste. Kur janë në pyetje këto biznese, të kësaj natyre, etika biznesore dhe përgjegjësia sociale janë dy kategori që i përcjellin shumicën e bizneseve që në themelim”.

Ramosaj ka thënë në ‘Zona B’ në ‘Klan Kosova’ se vendimi për mbylljen e lojërave të fatit mund të jetë bërë nga partitë politike për përfitime.

“Më duket se kanë votuar për vota”.

“Këto biznese nëse e shohim në këto aspekte ka elemente edhe ekonomike edhe sociale. Ka njohës të anës sociale që përkrahin këto ndalesa, por ka njerëz që duan të ndërtojmë një ekonomi të pavarur liberale që ju japin shans të gjitha bizneseve përveç atyre si: prodhues të drogave dhe që kanë pasoja për komunitetin”.

Ai ka thënë se para marrjes së vendimit është dashur të debatohet.

“Është dashtë të mblidhen mendime para vendimit. Është qasje afatshkurtër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë rrugor, me një të vdekur dhe…