![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/dardan-berisha.jpg)
Berisha, afër rikthimit te Prishtina
04 gusht 2022
| 13:12
Basketbollisti i mirënjohur, Dardan Berisha, pritet të kthehet te skuadra e Sigal Prishtinës.
Kështu të paktën raporton Asisti Online, sipas të cilëve lojtari pritet të nënshkruajë.
Sipas po të njëjtit burim, ka mbetur vetëm çështje zyrtarizimi kjo lëvizje. Berisha së fundi ishte i klubit të vendlindjes, Pejës. Ai po ashtu pati karrierë fantastike edhe në Evropë, ku luajti në Kroaci, Itali, Çeki e Poloni.