
Berisha, afër transferimit në Turqi
23 qershor 2023
| 13:03
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha pritet të largohet pas shumë vitesh nga futbolli italian dhe të transferohet në Turqi.
Berisha pati mjaftë probleme në skuadrën e Torinos përshkak të mos pajtimeve me trajnerin Ivan Juriç.
Siç raportojnë mediet turke, skuadra e Fatih Karagumruk ka shprehur interesim për portierin nga Kosova, i cili është gati të provojë një eksperiencë të re. 34-vjeçari ka luajtur edhe për Atalantën, Lazion, Spalin dhe Kalmarin në Suedi.