Berisha akuza të rënda deputetëve socialistë: A jeni shqiptarë ju që nuk votuat për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë
Ish-Kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend u ka kërkuar llogari deputetëve të cilët votuan kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë.
Ai tha se me ngritjen e kartonit të kuq, deputetët iu bashkuan një akti të turpshëm duke qenë se edhe në vendin tonë ka pasur gjenocid.
Berisha ka thënë se tipari më kardinal i narkoshtetit u shfaq sot në këtë parlament. Refuzimi i denoncimit të gjeocidit serb në Serbenicë që e ka dënuar PE, Kongresi i SHBA-së, çdo vend tjetër i lirë përveç Serbisë, Bjellorusisë dhe Vladimir Putinit. U bashkuan sot me ta në aktin më të turpshëm, më të i paimagjinueshëm, duke qenë vetë komb që ka pësuar gjenocidet ciklike nga ‘874 deri në vitin 1999. Ju çuat ata kartonë të kuq duke u bërë qenie më të zeza se kurrë në jetën tuaj. Çfarë është ajo mo. A jeni shqiptarë apo jo.