Berisha akuzon Kurtin: Po i përdorë përfaqësuesit e partive minoritare për të shkaktuar krizë institucionale

12 mars 2025 | 14:12

Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se Albin Kurti në pamundësi për ta formuar qeverinë  është duke i përdorë përfaqësuesit e pakicave për të shkaktuar krizë institucionale.

Berisha ka shkruar se Kurti në pushtet ka ardhur si nacionalist, por për pesë vjet ka qeverisur me njerëz të UDB-së  dhe neojugosllav.

“Duke e pa se e ka të pamundur me formuar qeveri, Albini më shumë mjeshtëri po i përdorën përfaqësuesit e partive minoritare për të krijuar krizë institucione në Kosovë. Erdhi në pushtet si ‘nacionalist’ me përralla për bashkim kombëtar, kurse për 5 vite ka qeverisur me neojugosllave, pasardhës të UDB-ashave dhe atyre që në vitin 1981 kanë qenë të regjistruar me kombësi jugosllave, duke luftuar çdo vlerë të historisë më të re të shoqërisë tonë, që realizoj ëndrrën shekullore për liri në Kosovë. Falë analfabetëve funksional, po sillet me Kosovën sikurse me qenë plaçkë e sjell me strajcë nga Vlladimiri”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Të mërkurën ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal që vjen nga minoriteti egjiptian, Elbert Krasniqi, ka thënë se do të hyjë në koalicion vetëm me Albin Kurtin kryeministër.

Një gjë të tillë para disa ditësh e ka pohuar dhe zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, e cili përfaqëson një pjesë të komunitetit boshnjak.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dragan Shormaz, ish-deputet i Kuvendit të Serbisë nga radhët e…