Berisha: Albin Kurti e ka sjellë situatën të ndodhë sulmi në Banjskë
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ka ndodhur për shkak të veprimeve të Kurtit.
“Albin Kurti e ka sjellë situatën të ndodhë sulmi në Banjskë”, ka thënë ai në Debat Plus.
Sipas tij, sulmi terrorist ishte skenar i realizuar në tavolinën e bisedimeve të negociatave në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.
“Krejt çfarë kam thënë e di, e kam bërë analizën e Banjskës, edhe tash ka paralajmëruar Banjskën e tjetër që mund ta ketë Novebërda… apo diçka tjetër emrin. Ka qenë skenar komplet, skenar i katër njerëzve që ulën në tavolinën e negocimit të bisedimeve në Bruksel për Kosovën. E kam bërë këtë analizë vetë”, ka deklaruar Berisha në Debat Plus.
Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka thënë se këtu bëjnë pjesë Miroslav Lajçak, Josep Borrell dhe kryeministri Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Dhe më pas, deputeti Berisha ka deklaruar se këta njerëz, përfshirë ndërmjetësit evropianë, kanë dështuar në procesin e Kosovës.