Berisha: Albin zeza, arsimtarët e kanë mundur Milloshoviqin dhe 200 mijë ushtarë e policë serbë

25 gusht 2022 | 17:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke e provokuar situatën me punëtorët e arsimit dhe të tjerët të cilët kanë hyrë në grevë, por janë kërcënuar me pezullim të pagës për shkak të këtij veprimi sindikal.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se do t’i ndajë dy paga të deputetit për dy arsimtarë për shkak të kontributit të tyre.

Më tutje, deputeti Berisha ka thënë se qeveria Kurti është në vazhdën e veprimeve për instalimin e diktaturës neokomuniste.

Postimi i plotë i Berishës:

Provokimi i situatës përmes tashmë provokimit të punëtorëve të arsimit dhe të tjerë, nga ana e Albinit, është një tendencë për t’ua mbyllë gojën ose për ti nxitur në demonstratë kundër qeverisë, duke i krahasuar ata me protestuesit serbë në veri!

E kënd?!

Arsimtarët, puna e të cilëve është në themelet jo vetëm të Republikës së Kosovës por edhe të çdo familje shqiptare kosovare!

Këta burra e kanë mundur Millosheviçin me 200 000 ushtarë e polic o Albin zeza!

Kërkesa e tyre për mbijetesë në këtë kohë krize, e ka mbështetjen time shpirtërore e humane!

Jam me ju të dashur arsimtarë dhe do ta ndajë rrogën time të deputetit, me dy prej jush që mi cakton sindikata.

Shembja e qeverisë së mashtrimit kombëtar, e qeverisë Kurti, duhet të dalë nga dyert e universitetit, nga dyert që bëjnë të shndrisë dielli i lirisë për kombet e pushtuara nga regjimet totalitare a autokratike!

Kjo është edhe një shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përmes së cilës garantohet e drejta e punëtorëve për të mbështetur kërkesat e tyre. Ndaj sanksionimi penalizues i kësaj të drejte universale të punëtorëve të arsimit dhe në përgjithësi administratës dhe shërbimeve, që bëri qeveria Kurti, është në vazhdën e veprimeve për instalimin e diktaturës neokomuniste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i…