Berisha: Aleksandër Vuçiqi, kërcënim serioz për paqen në rajon

24 shkurt 2020 | 15:03

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ndaj Serbisë, e cila ka blerë nga Rusia sistemin raketor “Pancir”.

Berisha ka thënë se një veprim i tillë i Serbisë në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq, paraqet kërcenim serioz për paqen në rajon.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga NATO-ja dhe ShBA-ja që të reagojnë ashpër ndaj këtij veprimi të Serbisë.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe kursin luftënxitës të serbomadhit Vuçiq ju bëj thirrje NATO-s dhe ShBA-së t’i rikujtojnë atij se një fuqi e mundur nuk mund të ndërmarrë pa u ndëshkuar një kurs të çmendur armatimi kërcënues për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin e vendeve tashmë anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Berishës:

Vuçiq, kërcenim serioz për paqen në rajon!

Miq, Aleksandër Vuçiq, presidenti më rusofil i Serbomadhisë këto 70 vitet e fundit, armatoset nga Rusia gjerë në dhembë!

-Ai me rekomandim të Carit Putin bleu tani së fundi sistemin raketor pancir dhe po përgatitet të marrë sistemin raketor S400!

-Në të vërtet ndonëse Serbinë nuk e kërcënon asnjë vend, ai po përgatitët për luftë!
Për të gjitha këto ish-presidenti properëndimor i Serbisë, Boris Tadiq një javë më parë paralajmëroi publikisht botën se aktualisht -nacionalizmi serb mund të zhysë Ballkanin në konflikte të reja.

Pikërisht këto konflikte po ushqen dhe përgatit me vendosmëri me kursin e tij të çmendur të armatimit presidenti më rusofil i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai duke përdorur argatët e tij në Tiranë dhe Prishtinë dhe armatimet moderne ruse kalon nga një projekt në një projekt tjetër të Serbomadhisë.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe kursin luftënxitës të serbomadhit Vuçiq ju bëj thirrje NATO-s dhe ShBA-së t’i rikujtojnë atij se një fuqi e mundur nuk mund të ndërmarrë pa u ndëshkuar një kurs të çmendur armatimi kërcënues për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin e vendeve tashmë anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Gennaro Gattuso në konferencën për shtyp para ndeshjes Napoli-Barcelona,…